Ushtari rus dënohet me pesë vjet burg pasi refuzoi të luftonte në Ukrainë

Evropë

Ushtari rus dënohet me pesë vjet burg pasi refuzoi të luftonte në Ukrainë

Më: 12 janar 2023 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar është dënuar me pesë vjet burg për refuzimin për të luftuar për Rusinë në Ukrainë, thanë sot zyrtarët.

Marsel Kandarov nuk u paraqit në detyrë në maj të vitit 2022 pasi ai “nuk donte të merrte pjesë në operacionin ushtarak special”, njoftoi shërbimi i shtypit për gjykatat në rajonin e Bashkortostan, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ai u gjet në shtator – dhe qëndroi para një gjykate ushtarake.

Gjykata gjeti se Kandarov kishte shmangur shërbimin ushtarak gjatë mobilizimit për më shumë se një muaj.

Vladimir Putin kishte urdhëruar mobilizimin e 300 mijë rezervistëve në fund të shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat