Publikohen pamjet nga momenti tragjik i rrëzimit të helikopterit, ku vdiq ministri i Brendshëm

Evropë

Publikohen pamjet nga momenti tragjik i rrëzimit të helikopterit, ku vdiq ministri i Brendshëm

Më: 18 janar 2023 Në ora: 10:47
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ka shkuar në 18 numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit në Brovary ku humbi jetën edhe ministri i Brendshëm ukrainas.

Përveç ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, nga përplasja e avionit në Kiev mbetën të vrarë edhe zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin dhe sekretari i shtetit i ministrisë Yuriy Lubkovych.

Oleksiy Kuleba, guvernatori i rajonit të Kievit, ka thënë se tre fëmijë janë në mesin e 18 të vdekurve.

“Tragjedi në Brovary. Numri i viktimave ka shkuar në 18, duke përfshirë tre fëmijë.

29 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre 15 fëmijë. Të gjitha shërbimet e urgjencës janë në vend,” tha ai në një postim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat