Dënimi me vdekje në Romën e lashtë që ishte nga mënyrat ‘më të trazuara’ për të vdekur

Evropë

Dënimi me vdekje në Romën e lashtë që ishte nga mënyrat ‘më të trazuara’ për të vdekur

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Gjatë historisë kemi hasur mënyra nga më të tmerrshmet që zyrtarët kanë përdorur për të ekzekutuar kriminelët ose rivalët e tyre.

Megjithse asnjë mënyrë ekzekutimi nuk mund të thuhet se është “e pëlqyeshme”, ka disa që sigurisht janë më të dhimbshme e me të këqija se të tjera.

Në Romën e lashtë kishte mënyra nga më të ndryshmet për të ekzekutuar njerëzit, në varësi të krimeve të tyre.

Një prej tyre ishte hedhja e njerëzve nga shkëmbi Tarpian, vdekja nga lartësia rreth 30 metra që i rezervohej tradhtarëve ose vrasësve.

Më pas vinte kryqëzimi, që konsiderohej pak e shumë mënyra më e rëndë e vdekjes, e rezervuar zakonisht për ata që tentonin të organizonin kryengritje kundër Romës.

Pas një disfate në beteje besohet se rreth 6,000 burra nga ushtria e Spartakut rebel u kryqëzuan në rrugët e Romës.

Ndërsa në metodën e njohur si ‘Poena Cullei’, që në latinisht do të thotë ‘dënimi i thesit’ i dënuari për vrasje të babait të tij, futet në një thes me disa kafshë të gjalla dhe hidhet në lum.

Raste të dokumentuara të këtij dënimi kanë ardhur prej vitit 100p.e.s. dhe mund të jenë përdorur edhe më parë.

Dënimi vijoi të kryhej për disa shekuj madje edhe pas rënies së perandorisë romake dhe në Gjermaninë mesjetare.

Të dhënat e fundit të kësaj metode vijnë nga viti 1734 në Saksoni, ku më pas u ndalua në vitin 1761.

Bizantinët e zëvendësuan atë me djegien të gjallë të personit, që përdorej kryesisht nga kisha për mendimtarët rebelë që kundërshtonin doktrinën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat