A pritet një tjetër tërmet? Alarmi nga eksperti turk: 400 mijë njerëz në Stamboll janë të rrezikuar

Evropë

A pritet një tjetër tërmet? Alarmi nga eksperti turk: 400 mijë njerëz në Stamboll janë të rrezikuar

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 10:23
Naci Görür

Prof. Dr. Naci Görür, anëtari i Akademisë së Shkencave për Tokën në Turqi, i cili më 3 shkurt u shpreh i shqetësuar për rajonin e Kahramanmarain pas një tërmeti 4,2 Rihter, tashmë ka ngritur shqetësimin për rajonin e Marmarasë.

Në një intervistë për një televizion në Turqi, Görür ngriti shqetësimin për Stambollin. Ai u shpreh se ky qytet është i frikshëm dhe nuk ka siguri për më shumë se 400 mijë persona. Ai i referohet dy kompanive që kanë bërë studime, duke thënë se 75% e ndërtesa në Stamboll nuk do ta përballonin një tjetër tërmet.

“Më shumë se 400 mijë njerëz nuk kanë siguri për jetën. Mendoni se cilësia e ndërtesave është më e mirë se në Kahramanmara?

"Stambolli duhet të përgatitet për një tërmet. Ai nuk është i përgatitur. Është e nevojshme që ta bëjmë këtë sa më parë. Stambolli na tremb. Mundësia e një tërmeti të fuqishëm në çdo kohë deri në vitin 2029 është 62%."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat