Tërmeti me mijëra viktima/ Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj

Evropë

Tërmeti me mijëra viktima/ Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 13:47
Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në dhjetë qytetet e prekura nga tërmetet: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakër dhe Kilisi.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme vjen në kohën kur në Turqi dhe Siri po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohet se kanë mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën këto dy shtete.

“Jemi përballë një prej fatkeqësive më të mëdha jo vetëm në historinë e Republikës son. Deri më tani në rajon janë dërguar 54 mijë tenda, 102 mijë shtretër dhe gjëra të tjera të nevojshme. Shteti ynë ka nisur të punojë në zonat e fatkeqësisë me të gjitha institucionet, personelin”, ka thënë Erdogan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat