‘Shpërthen’ Medvedev, kërcënon Ukrainën me sulme bërthamore

Evropë

‘Shpërthen’ Medvedev, kërcënon Ukrainën me sulme bërthamore

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:04
Dimitry Medvedev

Ish-Presidenti rus Dimitry Medvedev, ka deklruar se Moska do t’i përgjigjet çdo sulmi ukrainas në Krime.

Sipas një raporti të publikuar në “Newsweek”, aleati kryesor i presidentit aktual të Rusisë Vladimir Putin, ka lënë të kuptohet se Moska mund të përdorë parandalimin bërthamor nëse Ukraina përpiqet të rimarrë kontrollin e Krimesë.

Komentet e Medvedev vijnë në një kohë kur Rusia, pavarësisht nga madhësia e forcave të saj të armatosura, po përballet me probleme të rëndësishme ushtarake në Ukrainë.

Kur Putini nisi pushtimin më 24 shkurt të 2022, ai synonte një fitore të shpejtë. Por rezistenca më e fortë se sa pritej nga Ukraina, e mbështetur nga ndihma ushtarake perëndimore, pengoi suksesin e shpejtë ushtarak të planifikuar të Kremlinit.

Përballë mundësisë që Krimea mund të bëhet gjithashtu një skenë luftimesh, Medvedev, duke folur me gazetaren Nadana Friedrichson, paralajmëroi se një përpjekje e Ukrainës për të rimarrë gadishullin do të kishte pasoja shkatërruese.

Në këtë rast nuk do të ketë negociata, por vetëm hakmarrje”, tha Medvedev. “E gjithë Ukraina, duke përfshirë atë që është ende nën kontrollin e Kievit, do të digjet”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat