Erdogan viziton qytetet e goditura nga tërmeti

Evropë

Erdogan viziton qytetet e goditura nga tërmeti

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 11:39
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është planifikuar të vizitojë qytetet e prekura nga tërmeti, Kahramanmaras-in dhe Hatay-n.

Ai do të shkojë edhe në Pazarcik, epiqendër e tërmetit, shkruan BBC.

Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme tre mujore në 10 provincat më të prekura.

Mbi 9 mijë persona kanë vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat