​Foshnja 4-muajshe shpëtohet pas 57 orësh nga rrënojat e tërmetit

Evropë

​Foshnja 4-muajshe shpëtohet pas 57 orësh nga rrënojat e tërmetit

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 17:39
Foshnja 4 muajshe Ajshe

Foshnja 4 muajshe Ajshe e cila kishte mbetur nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Hatay u shpëtua nga ekipet pas një periudhe 57 orë pas tërmetit, transmeton Anadolu.

Në vazhdim është duke u punuar në kërkim-shpëtimi në rrënojat e ndërtesave të shembura në Hatay pas tërmeteve me qendër qytetin Kahramanmarash dhe të cilët kanë prekur 10 qytete të vendit.

Në kuadër të kësaj, gjatë punimeve të ekipeve që po shkonin në Hatay nga Qendra e Përgjithshme e Shoqatës ANDA u kryen kërkime në rrënojat e një ndërtese të shembur në lagjen Çetillik.

Ekipi që kreu punimet arriti të nxjerrë gjallë nga rrënojat pas rreth 57 orësh nga tërmeti foshnjën për të cilën u mësua se quhet Ayshe dhe për të cilën nuk është arritur kontakt me familjen e saj.

Foshnja iu dorëzua ekipeve të shëndetësisë dhe më pas u dërgua në spital për trajtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat