Banorët e Gaziantepit përballen me të ardhme të pasigurt pas shkatërrimit të shtëpive

Evropë

Banorët e Gaziantepit përballen me të ardhme të pasigurt pas shkatërrimit të shtëpive

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 07:14
Gaziantep

Pas një tërmeti shkatërrues që shkatërroi jetën e mijëra njerëzve në Turqi dhe Siri, shumë prej tyre kanë shprehur pasiguri se çfarë do të ndodhë më pas për ta.

Në qytetin e Gaziantep, në juglindje të Turqisë, shumë njerëz  shtëpitë e të cilëve u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë kanë gjetur strehim në një kamp të vendosur në një park publik në qendër të qytetit.

Këtu janë disa nga historitë e tyre:

Sinan Demir , një farkëtar 45-vjeçar nga Gaziantep, tha se lagjja e tij u shkatërrua pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin. Atij iu desh të shkonte në një klub basketbolli për strehë për tre ditë para se të vinte në park. Demiri është i martuar dhe ka katër fëmijë. Babai i tij i moshuar jeton me ta.

Ai tha se nuk e di se kur do të largohet nga kampi sepse shtëpia e tij ka nevojë për riparim dhe i bëri thirrje qeverisë turke që të përshpejtojë riparimin e shtëpive të dëmtuara.

Mustafa Oso , një 35-vjeçar sirian, erdhi në Turqi disa vite më parë dhe jeton në Gaziantep. Para tërmetit ai jetonte me familjen dhe vëllezërit e tij, por kur të martën ndodhi tërmeti i dytë, ndërtesa ngjitur me shtëpinë e tyre u shemb dhe shtëpia e tij u bë e pabanueshme.

Oso tha se dëshiron të shkojë përfundimisht në Evropë.

Mehmat Aslan, 81 vjeç,  jeton vetëm pasi gruaja i vdiq dhe fëmijët e tij udhëtuan për në Gjermani. Tërmeti i shkatërroi shtëpinë dhe tani ai po qëndron në një kafene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat