Varhelyi dëgjohet duke i quajtur “idiotë” anëtarët e Parlamentit Evropian, mikrofoni ishte i ndezur

Evropë

Varhelyi dëgjohet duke i quajtur “idiotë” anëtarët e Parlamentit Evropian, mikrofoni ishte i ndezur

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:18
Oliver Varhelyi

Eurodeputeti Sandor Ronai nga Hungaria ka postuar një video në Twitter në të cilën, sipas raportimeve të mediave, dëgjohet komisioneri  i BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, hungarezi Oliver Varhelyi duke i quajtur “idiotë” të pranishmit.

“Komisioneri Varhelyi, pasi iu përgjigj pyetjeve të eurodeputetëve, ulet në karrige dhe mund ta dëgjoni duke thënë: “Sa idiotë të tjerë janë këtu?”, shkruan Ronai në Twitter.

Duket se Varhelyi nuk ishte në dijeni që mikrofoni i tij ishte i ndezur.

Siç raporton Euronews, komenti është regjistruar pasi Varhelyi iu përgjigj pyetjes së eurodeputetit kroat, Tomislav Sokol nga HDZ, për mospërputhjen e Serbisë me politikën e jashtme të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat