Kryqi i Kuq kërkon 700 milionë dollarë ndihma për Turqinë dhe Sirinë

Evropë

Kryqi i Kuq kërkon 700 milionë dollarë ndihma për Turqinë dhe Sirinë

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Kryqi i Kuq ka bërë thirrje për një ndihmë prej mbi 700 milionë dollarësh për viktimat që shkaktuan tërmetet vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri.

Deri më tani prej tërmetit 7.8 ballësh – që u pasua nga një tërmet tjetër prej 7.5 ballësh dhe qindra dridhje të tjera të tokës, ka vrarë pothuajse 40.000 persona në juglindje të Turqisë dhe disa pjesë të Sirisë së shkatërruar nga lufta civile 12-vjeçare.

“Ndikimi i plotë i këtyre tërmeteve ende nuk dihet saktësisht. Situata në terren po ndryshon shpejt dhe nevojat po rriten për çdo minutë. Për të mbijetuarit këto janë momentet më të vështira në jetën e tyre dhe rruga e shërimit do të jetë një rrugë e gjatë”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Jagan Chapagain, i cili aktualisht po viziton komunitetet e prekura nga tërmetet në dy shtetet.

Nevojat më urgjente për të mbijetuarit janë ofrimi i strehimit, kujdesit shëndetësor, por edhe ushqim dhe ujë, tha Kryqi i Kuq. Në Siri janë afër 4.000 vullnetarë dhe staf që janë dërguar në zonat më të prekura nga tërmetet, ku gjenden 365.000 persona që janë nevojë për ndihmë emergjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat