​Heqja e mbeturinave pas tërmetit rreziqe shëndetësore për miliona banorë

Evropë

​Heqja e mbeturinave pas tërmetit rreziqe shëndetësore për miliona banorë

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 09:51
Foto nga vendngjarja

Mbetjet nga ndërtesat e shembura duhet të asgjësohen në mënyrë të sigurt ose në të kundërt ato rrezikojnë përhapjen e sëmundjeve te miliona vendas në 11 qytetet e Turqisë të goditura nga tërmeti, ka paralajmëruar një ekspert në Menaxhimin e Fatkeqësive në Universitetin Gazi të Ankarasë, Bulent Ozmen.

“Mbi 60 000 ndërtesa ose janë dëmtuar rëndë ose janë shembur vetëm në Turqi”, sipas të dhënave të qeverisë, shkruan ATSh.

“Shumica e ndërtesave të shembura ishin të vjetra dhe përmbanin substanca të rrezikshme si asbesti”, tha Ozmen.

“Asbesti mund të shkaktojë kancer ndërsa tubat e prishur të ujërave të zeza rrezikojnë të përzihen me ujin e pijshëm ose zonat bujqësore, duke shkaktuar kolerën”, tha ai.

“Një menaxhim i mirëplanifikuar i mbetjeve mbetet “prioriteti kryesor” në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Ozmen.

“Një ndotje e mundshme e digave rajonale do të rrezikojë shëndetin e miliona banorëve në planin afatgjatë”, paralajmëroi Ozmen.

Rajoni i goditur nga fatkeqësia është një qendër kryesore e prodhimit bujqësor dhe blegtorisë për Turqinë, midis objekteve të tjera industriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat