Turqia nuk “gjen qetësi”, një tjetër tërmet “shkund” vendin

Evropë

Turqia nuk “gjen qetësi”, një tjetër tërmet “shkund” vendin

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka “goditur” Turqinë gjatë mbrëmjes së sotme.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave epiqendra e tërmetit ndodhet 54 kilometra në jugperëndim të Kahramanmaras, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar tërmeti ka goditur Turqinë Qendrore pak pas orës 20:30, me orën në Shqipëri.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme në ndërtesa apo në njerëz.

Kujtojmë se pak ditë më parë Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete të fuqishme, njëri 7.8 dhe tjetri 7.7 të shkallës Rihter, që sollën me mijëra viktima në të dy vendet.

Gjithashtu mijëra ndërtesa u shembën apo mbetën të dëmtuara, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat