Ekipet e kërkim-shpëtimit turk: ​​Nuk mendojmë më se ka njerëz që mund të shpëtojmë

Evropë

Ekipet e kërkim-shpëtimit turk: ​​Nuk mendojmë më se ka njerëz që mund të shpëtojmë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 23:06
Pamje nga tërmeti në Turqi

Të paktën 46 mijë persona kanë vdekur në shtetin turk dhe sirian pas tërmeteve më 6 shkurt. 

Megjithatë te dyja vendet nuk kanë njoftuar sesa persona ende konsiderohen të zhdukur pas dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë.

Në një nga përpjekjet e fundit për të nxjerrë njerëz të gjallë nga gërmadhat, 13 ditë pas tërmetit, ekipet po pastronin rrënojat në Antakya.

“Askush nuk është gjallë”, tha Mujdat Erdogan, anëtar i AFAD-it, ku kishte fytyrën dhe uniformën e mbuluar me pluhur.

“Unë nuk mendoj se ka më njerëz që mund të shpëtojmë”, shtoi ai me lot në sy.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 26 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat