Bullgaria dhe Mali i Zi dënojnë agresionin rus në Ukrainë

Evropë

Bullgaria dhe Mali i Zi dënojnë agresionin rus në Ukrainë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 15:46
Rumen Radev- Milo Gjukanoviç

Bullgaria dhe Mali i Zi dënojnë kategorikisht agresionin rus në Ukrainë, tha presidenti Rumen Radev në një konferencë të përbashkët për shtyp në Pallatin Presidencial së bashku me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç gjatë vizitës zyrtare të këtij të fundit në Bullgari.

Sipas Radevit, vizita e Gjukanoviqit është shprehje e qartë e dialogut të shkëlqyer mes Bullgarisë dhe Malit të Zi.

Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse veçanërisht e fortë e rrugës evropiane të Malit të Zi, shtoi ai.

Të dy presidentët bënë nderime te Monumenti i Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe më pas zhvilluan një takim. Radev foli për humbjen e madhe të jetëve, vuajtjet dhe shkatërrimet që ka shkaktuar lufta dhe shprehu mbështetjen e tij për Ukrainën në rrugën e saj legjitime dhe në luftën e saj për sovranitet, pavarësi dhe integritet territorial.

Ai shtoi se duhet të bëhen të gjitha përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shmangur rrezikun, jo vetëm për rajonin, por edhe globalisht.

Radev dhe Gjukanoviç diskutuan gjithashtu mënyrat për të kapërcyer pasojat e luftës. Kreu i shtetit bullgar përshëndeti vendimin e Malit të Zi për të dërguar një kontigjent në grupin e betejës shumëkombëshe në Bullgari, me Italinë si vend kuadër.

Ai shtoi se Bullgaria dhe Mali i Zi janë duke punuar për të lidhur marrëveshje praktike mbi shkëmbimet në fushën e stërvitjeve dhe ushtrimeve ushtarake.

Radev shtoi se vizita e Gjukanoviqit është shprehje e qartë e dialogut të shkëlqyer mes dy vendeve. Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse veçanërisht e fortë e rrugës evropiane të Malit të Zi, tha Radev. Ai theksoi lidhjet e thella historike dhe vlerat e përbashkëta mes Bullgarisë dhe Malit të Zi, të cilët, si anëtare e NATO-s, ndajnë gjithashtu përgjegjësi të përbashkëta dhe mundësi të përbashkëta për të punuar së bashku me Bullgarinë për sigurinë, paqen dhe prosperitetin e rajonit të Ballkanit.

Radev theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon që secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor të respektojë zotimet dhe kriteret e vendosura në BE. Është shumë e rëndësishme që të gjitha formatet dhe iniciativat rajonale të funksionojnë, të jenë në përputhje me parimet e fqinjësisë së mirë, gjithëpërfshirjes dhe të punojnë për respektimin e të drejtave të njeriut në nivel lokal, shtoi Radev.

Ai e konsideron lidhjen e transportit si problemin dhe sfidën kryesore që ka Ballkani.

“Jemi të bindur se ende nuk i kemi shfrytëzuar të gjitha mundësitë, përfshirë instrumentet dhe mekanizmat evropianë, që të kemi lidhje tokësore dhe ajrore mes dy vendeve shumë më shpejt”, shtoi tutje Radev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat