Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërrin në Kiev

Evropë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërrin në Kiev

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 12:26
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, sapo ka mbërritur në Kiev pas një udhëtimi me tren.

Meloni do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Para se të takohet me Zelenskyn, Giorgia Maloni do të vizitojë Bucha dhe Irpin.

Meloni mbërriti në kryeqytet me një tren që u nis rreth orës një të mëngjesit nga qyteti polak Przemyśl, i cili është pranë kufirit me Ukrainën.

“Mendoj se do të ishte e drejtë të vija këtu për të ripërsëritur qëndrimin e qeverisë italiane dhe ndoshta edhe për të kuptuar personalisht se çfarë kanë nevojë njerëzit që luftojnë për liri.

Është më mirë të shohësh gjithçka me sytë e tu. Mendoj se kjo do të ndihmojë  edhe italianët të kuptojnë gjithçka. Është një nder për mua që jam këtu, duhet të jem këtu”, tha kryeministrja Georgia Maloney teksa doli nga treni.

Ajo u prit nga delegacioni i qeverisë ukrainase me një buqetë me trëndafila, përfaqësues të ambasadës italiane dhe ambasadori ukrainas në Itali Yaroslav Melnyk.

Meloni, e cila mori detyrën në tetor, ka shprehur vazhdimisht dëshirën për ta vizituar Ukrainën. Pas marrjes së detyrës, ajo tha se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e qeverisë së re italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat