U arratis me çarçaf nga burgu i sigurisë së lartë, policia në kërkim për bosin mafioz

Evropë

U arratis me çarçaf nga burgu i sigurisë së lartë, policia në kërkim për bosin mafioz

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 07:34
Marco Raduanos

Bosi i mafies ‘Gargano’, Marco Raduanos po kërkohet në të gjithë Sardenjën pasi dje arriti të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë me një çarçaf.

Në pamjet e publikuara nga mediat italiane duket se si kishte lidhur çarçafin si litar përmes të cilit arriti të zbriste e të largohej. Mungesa e tij u konstatua 2 orë më vonë, rreth orës 19:00 por u arratis rret orës 17:00.

Sipas mediave italiane, arratisja ishte planifikuar sepse kishte njerëz që e prisnin jashtë.

“Për të qenë në gjendje të zbriste nga muri, ai mundi të ndërtonte një litar të bërë me çarçafë dhe bëri nyje për të mbajtur peshën, diçka që duket e vështirë për t'u arritur pa e planifikuar dhe studiuar atë", tha për Ansa-n oficeri Alfonso Polverino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat