Laburistët u bëjnë thirrje ministrave të shpallin grupin Wagner si organizatë terroriste

Evropë

Laburistët u bëjnë thirrje ministrave të shpallin grupin Wagner si organizatë terroriste

Nga: A.Zh Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Laburistët u kanë bërë thirrje ministrave që të shpallin organizatë terroriste grupin rus Wagner të përfshirë në pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin.

Sekretari i Jashtëm, David Lammy dhe sekretarja e brendshme, Yvette Cooper, kanë kërkuar së bashku nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të etiketojë zyrtarisht grupin mercenar rus një organizatë terroriste pasi e akuzuan atë për kryerjen e "mizorive të tmerrshme", raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Grupi Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, ka luftuar së bashku me forcat e armatosura të presidentit rus në zonat e Ukrainës lindore.

Mercenarët, të përbërë nga kontraktorë dhe të dënuar të rekrutuar, kanë luftuar për të marrë qytetin Soledar, një qytet minierash kripe, dhe aktualisht janë përfshirë në një luftë të rëndë me viktima për qytetin e Bakhmut, gjithashtu në rajonin lindor të Donetsk.

Laburistët duan që ministrat të ndjekin shembullin e SHBA-së pasi Uashingtoni muajin e kaluar e caktoi Wagnerin një "organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale".

Në një deklaratë të përbashkët, zoti Lammy dhe zonja Cooper thanë: "Grupi Wagner është përgjegjës për mizoritë e tmerrshme në Ukrainë dhe në mbarë botën.

Askush në MB nuk duhet të lejohet t'i përkasë Grupit Wagner, ta mbështesë ose ta promovojë atë."/Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat