Në Turqi hapet krateri me gjerësi prej 100 metrave, pretendojnë se nuk ka lidhje me tërmetet

Evropë

Në Turqi hapet krateri me gjerësi prej 100 metrave, pretendojnë se nuk ka lidhje me tërmetet

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 08:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një krater me thellësi nga 12 deri në 15 metra dhe një diametër prej 100 metrave, befasisht është formuar në një fushë në qytetin Karapinar në provincën turke Konya në jugperëndim të vendit.

Kjo ‘humnerë’ gjigante është hasur nga banorët lokalë, në mesin e të cilëve ishte edhe Jusuf Gultekin.

Tha se krateri me gjasë është formuar disa ditë më parë. Ai shtoi se të tilla shfaqen shpesh në këtë rajon dhe se banorët lokal janë mësuar me to.

Shpjegim për formimin e tyre akoma nuk ka, por sipas një versioni, gropa është formuar kur ujërat nëntokësore shpërthyen, gjë që mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu.

Ndërkohë, drejtori i qendrës kërkimore Obruek pranë universitetit Teknik në Konya, profesor Fetulah Arik, ka bërë të ditur se ekspertët nuk mund ta lidhin kraterin me tërmetet që kanë ndodhur në Turqi më 6 shkurt.

“Ky krater nuk ka lidhje me tërmetet e mëparshme, e as me ata të sotmit. Ndoshta ka qenë pranë kolapsit dhe ka mundur të ketë ndonjë efekt. Ndoshta”, shtoi Arik.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat