BE-ja dhe Britania arrijnë marrëveshje mbi protokollin e Irlandës së Veriut

Evropë

BE-ja dhe Britania arrijnë marrëveshje mbi protokollin e Irlandës së Veriut

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 16:08
Foto nga takimi

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, ka nënshkruar një marrëveshje me BE-në, për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes mbi protokollin e Irlandës së Veriut, pas Brexit-it, ka thënë një burim i lartë i qeverisë.

Marrëveshja është kulmi i katër muajve të negociatave intensive të udhëhequra nga ana e Mbretërisë së Bashkuar nga Sunak së bashku me James Cleverly, Sekretarin e Jashtëm dhe Sekretarin e Irlandës së Veriut, Chris Heaton-Harris.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Sunak dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në zemër të paktit të rishikuar janë tre çështje kryesore; kontrollet fizike dhe kontrollet mbi tregtinë me Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Britanisë, roli i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe zbatimi i ligjit të BE-së dhe vendi i Irlandës së Veriut në Tregun e brendshëm të Britanisë së Madhe.

Kuptohet se shumica e kontrolleve do të zhduken për mallrat e destinuara të mbeten në Irlandën e Veriut dhe roli i GJED-së si arbitri përfundimtar i mosmarrëveshjeve do të hiqet.

Pritet gjithashtu një marrëveshje për të lejuar Britaninë, jo Brukselin, të vendosë TVSH-në dhe ndihmën shtetërore, raporton Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat