Tragjedia në Greqi/ Nxehtësia e flakëve nga përplasja arriti në 1300 gradë, vështirësohet identifikimi i trupave

Evropë

Tragjedia në Greqi/ Nxehtësia e flakëve nga përplasja arriti në 1300 gradë, vështirësohet identifikimi i trupave

Më: 1 mars 2023 Në ora: 15:04
Pamje nga aksidenti

Ka shkuar në 40 numri i viktimave nga ngjarja tragjike në Greqi, ndërsa raportohet për dhjetëra të plagosur.

Pas aksidentit, një pjesë e vagonave kanë marrë flakë ndërsa temperatura besohet të ketë shkuar në 1300 për shkak të zjarrit.

Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit, e temperaturat e larta e kanë vështirësuar identifikimin e viktimave, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 72, me gjashtë të shtruar në reanimacion.

Zjarrfikësit vazhdojnë punën në vagonin e dytë, ndërkohë që kamionët me vinç po heqin vazhdimisht pjesë të trenit të pasagjerëve, duke krijuar hapësirë ​​që zjarrfikësit të kontrollojnë edhe pjesën e brendshme të vagonit të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat