Shpërthim me bombë në Podgoricë, një person i vdekur dhe pesë të lënduar

Evropë

Shpërthim me bombë në Podgoricë, një person i vdekur dhe pesë të lënduar

Më: 3 mars 2023 Në ora: 12:15 Përditësuar në ora: 13:10 më 03.03.2023
Vendi ku ka ndodhur shpërthimi, në Podgoricë, Mal i Zi. 3 mars 2023.

I vdekuri nga shpërthimi i bombës në Podgoricë është një 39 vjeçar, këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes

39 vjeçari Mladen Bulatoviq ka vdekur pasi ka shpërthyer një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë, mëson jozyrtarisht “Vijesti”.

Sipas të njëjtave informacione, nga shpërthimi i bombës kanë mbetur të plagosur pesë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

“Në ora 11:35 kemi marrë njoftim se në ndërtesën e Gjykatës Themelore është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe ka persona të lënduar. Kemi konstatuar se ka mbetur i vrarë M.B. të cilët janë trajtuar në Qendrën Klinike”, tha ai, është Srđa Korać nga Policia Kriminale.

Një hetim është duke u zhvilluar.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave, si dhe një numër i madh qytetarësh.

Një person i vdekur dhe pesë të lënduar nga shpërthimi i bombës në Podgoricë

Një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, konfirmon policia.

Sërgjan Koraq nga Policia Kriminale u tha gazetarëve se 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.

“Ka shumë të ngjarë që ai të ketë aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi të madhe shkatërruese kur ka hyrë në ndërtesën e Gjykatës Themelore”, tha Koraq.

Ai ka konfirmuar se kanë mbetur të lënduar pesë persona dhe se ata janë dërguar në Qendrën Klinike.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave. Policia nuk po i lejon gazetarët të afrohen në vendngjarje.

Shpërthim në gjykatën e Podgoricës

Disa persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë.

Kështu njofton gazetari i Radios Evropa e Lirë nga vendi i ngjarjes.

Atje tashmë ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat