“Mjeshtri ishte në lokal kur dha urdhrin”/ Trondit dëshmia e avokatit për aksidentin në Greqi

Evropë

“Mjeshtri ishte në lokal kur dha urdhrin”/ Trondit dëshmia e avokatit për aksidentin në Greqi

Më: 4 mars 2023 Në ora: 13:20
Treni

Shefi i stacionit hekurudhor të Larisës do të dërgohet paraditen e së shtunës në gjykatë për masë sigurie me akuza të krimit të rëndë me dashje.

Nga ana tjetër, policia e Larisës nën drejtimin e prokurorisë ka sekuestruar materiale në zyrën e Samaras të cilat pritet të hedhin dritë mbi atë çka ndodhi minutat para aksidentit dhe për të gjetur arsyen pse ky i fundit futi në të njëjtat binarë dy trenat që pak kilometra me tej u përplasën, duke lënë të vdekur 57 persona, 56 të zhdukur dhe 48 të plagosur, por dhe zhytur vendin në zi.

Dyshimet e deritanishme janë se Samaras nuk ka qenë në zyrë në momentin që urdhëroi lëvizjen e shinave në drejtimin diagonal. Mungesa e tij në sallën operative që të cilin ishte funksional sistemi i vjetër i monitorimit të lëvizjes, i cili tregonte me llambë ndaluese se në linjën zbritëse ndodheshin dy trena në drejtim të kundërt, çka mund ta shmangte tragjedinë.

Më herët avokatët e njërës prej viktimave thanë se Samaras ndodhej në një lokal aty pranë dhe urdhrin për kalimin e shinave e dha nëpërmjet radios portabwle VHF që mbante në dorë, dhe jo nëpërmjet radios VHF që ishte e instaluar në tryezën që ishte instaluar sistemi i monitorimit me drita të stacionit të Larisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat