Pamje drithëruese, si britaniku arriti t’i shpëtonte goditjes nga treni që po lëvizte me shpejtësi të madhe

Evropë

Pamje drithëruese, si britaniku arriti t’i shpëtonte goditjes nga treni që po lëvizte me shpejtësi të madhe

Më: 4 mars 2023 Në ora: 14:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Pamjet drithëruese tregojnë momentin kur një këmbësor në Angli i shpëtoi për vetëm pak goditjes nga treni që po lëvizte me shpejtësi prej 112 kilometra në orë, derisa po ecte pa kujdes nëpër shina.

Videoja alarmante u kap nga kamerat e trenit në bord dhe tregon burrin duke ecur rastësisht nëpër vendkalimin e Runcorn në Cheshire.

Treni u detyrua të ndalonte me urgjencë në mënyrë që të mos godiste këmbësorin.

Sipas Network Rail, shpejtësia maksimale për trenat në këtë pjesë të linjës është 200 kilometër në orë.

Vendkalimi shfaq një dritë paralajmëruese të kuqe kur është e pasigurt për të kaluar, të cilën burri e injoroi.

Një zyrtar tha se incidenti i 18 janarit mund të kishte ‘çuar në tragjedi’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat