Rrahje masive e deputetëve në Parlamentin e Gjeorgjisë

Evropë

Rrahje masive e deputetëve në Parlamentin e Gjeorgjisë

Më: 6 mars 2023 Në ora: 19:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Parlamentin e Gjeorgjisë ka shpërthyer një rrahje masive mes deputetëve, ndërsa komiteti parlamentar diskutoi projektligjin për “agjentët e huaj”, për të cilin kritikët thonë se u modelua pas legjislacionit drakonian në Rusi, raporton Reuters.

Pamjet nga objekti i Parlamentit në kryeqytetin Tbilisi, tregojnë një përleshje të shkurtër por të dhunshme midis deputetëve, pasi kryetari i këshillit të çështjeve ligjore të Lëvizjes Kombëtare goditi kreun e partisë opozitare Lëvizja Kombëtare, që kundërshton ligjin.

Blloku në pushtet i “Ëndrrës gjeorgjiane” muajin e kaluar ka njoftuar se mbështet ligjin, i cili ende duhet të kalojë në faza të tjera të miratimit.

Ligji do të kërkonte nga organizatat që marrin më shumë se 20 për qind të mjeteve nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të huaj” dhe të monitorohen nga Ministria e Drejtësisë ose përndryshe do të përballen me dënime të mëdha.

Kritikët e krahasuan atë me ligjin rus nga viti 2012, i cili është zgjeruar që nga ajo kohë dhe është përdorur për të ‘luftuar’ shoqërinë civile ruse dhe media të pavarura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat