Rusët, nga inati që po tërhiqeshin nga Kievi hodhën në erë helikopterin e tyre

Evropë

Rusët, nga inati që po tërhiqeshin nga Kievi hodhën në erë helikopterin e tyre

Më: 12 mars 2023 Në ora: 13:47
Momenti kur rusët hedhin në erë helikopterin e tyre në pamundësi për ta ngritur në ajër nga frika se do ta godasin ukrainasit.

Më 24 shkurt të vitit 2022, ushtria ruse ia kishte mësyrë Ukrainës, duke menduar se për pak ditë do të arrijnë ta marrin nën kontroll Kievin, por doli të jetë krejt ndryshe.

Tani që kur janë bërë më shumë se një vit, rusët nuk po arrijnë të marrin asnjë nga qytetet e mëdha në Ukrainë, madje çdo ditë e më shumë po pësojnë humbje si në makineri luftarake ashtu dhe në njerëz.

Pushtimi i Ukrainës ishte urdhëruar të ndodhë nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili mendoi se do të jetë e lehtë marrja e kryeqytetit ukrainas, nga i cili u tërhoqën pa arritur të futen brenda tij.

A year ago, the Russians blew up their own helicopter while retreating from #Gostomel. The video of the explosion has just appeared online. pic.twitter.com/gWuz109SF2

 

Madje një video e publikuar nga aeroporti Gostomel apo ndryshe i njohur si aeroporti Antonov në periferi të Kievit, shfaq momentin kur rusët hedhin në erë helikopterin e tyre në pamundësi për ta ngritur në ajër nga frika se do ta godasin ukrainasit.

Kjo ndodhi derisa po tërhiqen, pasi ukrainasit filluan kundërofensivën që i detyroi të tërhiqen nga ai rajon. E kjo tërheqje i kushtoi shtrenjtë në pajisje luftarake, ku shumë fluturake dhe mjete të blinduara i braktisën për ta shpëtuar kokën.

Në videon e publikuar, rusët shihen sesi aktivizojnë lëndën shpërthyese me të cilën hedhin në erë helikopterin ushtarak, të cilin nuk patën guxim ta ngritin në ajër dhe të tërhiqen me të.

Nga inati se mund të përfundojë në duart e ukrainasve, vendosën ta shkatërrojnë duke bërë që të mos mbetet as edhe një copë nga fluturakja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat