Telekomi i Serbisë promovon propagandën ruse dhe tallet me sanksionet e BE-së

Evropë

Telekomi i Serbisë promovon propagandën ruse dhe tallet me sanksionet e BE-së

Më: 17 mars 2023 Në ora: 07:09
Aleksander Vuciq

Disa amendamente, të paraqitura nga anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian në draft-raportin e Vladimir Bilçikut për Serbinë, përmendin Telekom e Serbisë si instrument për rritjen e ndikimit të partisë në pushtet në tregun mediatik të vendit.

Deputeti holandez i PE-së, Thijs Reuten thotë se pushteti që ka presidenti Aleksandar Vuçiq përmes Telekom Serbia po shkakton shqetësime që po përhapet në këtë institucion.

“Shumë akterë të lidhur me Partinë Progresive Serbe (SNS) po përpiqen të bindin atë pjesë të medieve të pavarura të Serbisë, të cilat ende nuk i kanë shkatërruar, të propagandojnë pikëpamjet e qeverisë, me ndihmën shtetërore dhe për ironi me kredi nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI). Për të nxitur që Telekomi i Serbisë të tallet me sanksionet e BE-së duke transmetuar propagandën e Vladimir Putinit nëpërmjet Russia Today (RT)”, thotë Reuten, shkruan Nova.

I pyetur se cili është problemi më i madh me funksionimin e Telekomit të Serbisë dhe çfarë mesazhi po i dërgon vendit, Reuten thekson se asnjë problem nuk është më i keq se përqendrimi i madh i pushtetit të keqpërdoret.

“Direkt në duart e partisë qeverisëse autokratike të Vuçiqit, e cila qëllimisht po përpiqet të frikësojë pak medie kritike të mbetura. Si vëzhgues i zgjedhjeve të vitit të kaluar, pashë efektet e kësaj ‘strategjie hungareze’ – media e financuar nga shteti, e cila raporton vetëm për SNS-në, shumë pak hapësirë për opozitën dhe fushata dezinformuese në shkallë të gjerë. Kjo nuk është një demokraci funksionale”, thekson eurodeputeti.

Prandaj, thotë ai, është e vështirë të përcaktohet se cila është strategjia e Telekomit serb.

“Ndonjëherë ata thjesht harxhojnë paratë e taksapaguesve, si për shembull kur shpenzuan 100 milionë euro në sezon për të drejtat ekskluzive për Ligën Premier, për të joshur shikuesit larg operatorëve privatë që janë të afërta me opozitën. Në të gjitha rastet, Telekomi i Serbisë ‘mbyt’ kundërshtarët dhe përforcon propagandën”, beson Reuten.

Siç shton ai, sinjali i Vuçiqit nuk mund të ishte më i qartë.

“Përderisa nuk e llogarisim Hungarinë si demokratike, Serbia nuk ka as më të voglën ambicie të bëhet një demokraci evropiane. Bashkimi Evropian më në fund duhet të mësojë të mos e marrë si të mirëqenë”, shton ai.

/Gllabërimi i mediave të pavarura dhe ‘loja e Orbanit’ me Vuçiqin/

Duke folur për situatën në mediet serbe, Reuten thekson se qëllimi i strategjisë së tyre ishte përmirësimi i lirisë së raportimi, e cila, siç besohet, nuk është përmirësuar.

Nuk jam i kënaqur me gjendjen në mediet serbe. Ndryshimet kozmetike në procesin ligjor mund t’ju ngrisin disa vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, por është e kotë nëse shteti ‘përpin’ pak nga pak mediet e pavarura. Askush nuk ka guximin të zbatojë seriozisht strategjinë. Le të jemi të sinqertë – do të ishte e çuditshme nëse do të zbatohej. Zbatimi kuptimplotë i strategjisë do të minonte plotësisht makinën propagandistike të SNS-së, në të cilën Qeveria e Serbisë investon miliona euro. Kjo është loja e Viktor Orbanit që Vuçiq e luan kaq mirë – blej mediat, vërshoj me dezinformata, fito zgjedhjet”, thotë Roten.

Ai thekson se fillimisht anëtarët e grupeve të ndryshme politike do të pajtohen se cilat amendamente duhet të përfshihen në raportin përfundimtar, ndërsa votimi do të bëhet në fund të prillit.

“Por pres mbështetje të gjerë për kritikat e Telekomit të Serbisë. Për më tepër, besoj se kritikat tona mund të jenë edhe më të forta, sepse raporti origjinal për Serbinë nga komisionari i Orbanit as që i afrohet shpjegimit të situatës. I takon Parlamentit Evropian të mbajë një qëndrim për lirinë e rëndësishme të medias në Serbi si një gur themeli i çdo demokracie evropiane”, thekson ai.

Kujtojmë se eurodeputeti holandez kishte kërkuar edhe më herët një përgjigje me shkrim nga Komisioni Evropian për të shpjeguar politikën e saj ndaj Serbisë, si dhe pse Bashkimi Evropian së fundi ka bërë gati një grant në vlerë prej 600 milionë euro, si dhe një paketë ndihme financiare prej 2.2. miliardë euro, “duke e ditur se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e përdor BE-në si bankomat personal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat