Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

Evropë

Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

Më: 28 mars 2023 Në ora: 15:49
Policët jashtë qendrës ku ka ndodhur sulmi vdekjeprurës me thikë në Lisbonë, Portugali. 28 mars 2023.

I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze.

Gratë ishin anëtare të stafit portugez në qendër, tha kreu i komunitetit, Narzim Ahmad, për televizionin portugez S.I.C.

Pasi u njoftua, Policia tha se shkoi në vendin e ngjarjes dhe u ndesh me të dyshuarin, i cili ishte “i armatosur me një thikë të madhe”.

Policia tha se e urdhëroi atë të dorëzohej, por i dyshuari nuk u bind dhe eci drejt policëve, të cilët e qëlluan. Më pas, ai u dërgua në një spital të Lisbonës dhe iu caktua masa e paraburgimit.

Veç dy grave të vdekura, në njoftimin e Policisë thuhet se ka edhe persona tjerë të plagosur, por nuk jepen detaje tjera.

Kryeministri portugez, Antonio Costa, tha u tha gazetarëve se sulmi ishte "një akt kriminal".

"Gjithçka tregon se ky është një incident i izoluar", tha ai, duke shtuar se janë duke u hetuar motivet e këtij akti, por është shumë herët për të “spekuluar mbi motivet”.

Myslimanët shiitë ismaili, të njohur përgjithësisht si ismailitë, i përkasin degës shiite të islamit, sipas faqes së tyre të internetit. Ata jetojnë në më shumë se 25 vende të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat