Mbreti Charles III arrin në Gjermani, vizita e tij e parë jashtë vendit si monark

Evropë

Mbreti Charles III arrin në Gjermani, vizita e tij e parë jashtë vendit si monark

Më: 29 mars 2023 Në ora: 14:59
Mbreti Charles III

Mbreti Charles III i Britanisë ka mbërritur në Gjermani, duke bërë udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si monark.

Mbreti kishte planifikuar të vizitonte fillimisht Francën, por u anulua për shkak të protestave të vazhdueshme dhe të përhapura kundër reformave të pensioneve të presidentit Emmanuel Macron.

Charles dhe gruaja e tij, Mbretëresha Camilla, do të priten nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, në Portën e Brandenburgut të Berlinit, e ndjekur nga një darkë shtetërore në mbrëmje në Pallatin Bellevue.

Dy krerët e shteteve pritet të diskutojnë qëndrueshmërinë dhe kalimin në energjinë e rinovueshme.

Nesër, çifti mbretëror do të takohet me kancelarin Olaf Scholz dhe kryebashkiakun e Berlinit Franziska Giffey. Charles do të mbajë gjithashtu një fjalim në parlamentin gjerman, Bundestag, duke e bërë atë monarkun e parë britanik që e bën këtë.

Dyshja më pas do të udhëtojnë në Hamburg përpara se të kthehen në Mbretërinë e tyre, shkruan DW, përcjell Klankosova.tv.

Vizita synon gjithashtu të përmirësojë marrëdhëniet me vendet e Bashkimit Evropian, pas viteve të tensionit mbi negociatat para dhe pas Brexit.

Të dyja vendet kanë qenë së fundmi duke koordinuar nga afër reagimet e tyre ndaj luftës ruse kundër Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat