Mbretit Charles i ndodh incidenti i papritur me një fans në Gjermani

Evropë

Mbretit Charles i ndodh incidenti i papritur me një fans në Gjermani

Më: 30 mars 2023 Në ora: 14:45
Mbretit Charles

Mbreti Charles ndodhet n9 Gjermani në vizitën e tij të parë zyrtare shtetërore që kur u bë mbret, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth.

Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla përshëndetën turmën e mbledhur, ku Charles e priste një surprizë.

Në një video të postuar në Twitter nga Rebecca English e Daily Mail, shohim Charles duke përshëndetur turmën e njerëzve duke shtrënguar duart kur një i ri donte t’i jepte kurorën e tij prej letre nga Burger King.

“Kjo është për ty nëse e dëshiron”, tha i riu duke buzëqeshur. ” Jo, jam mirë”, Charles e refuzoi me mirësjellje ofertën e tij dhe vazhdoi në linjë me të riun duke qeshur i lumtur. Megjithatë, ky person nuk ishte i vetmi që mbante kurorë nga Burger King, pasi të shumtë ishin ata që e mbanin në pritjen e Charles

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat