Kush janë dy kandidatët të cilët synojnë postin e presidentit të Malit të Zi?

Evropë

Kush janë dy kandidatët të cilët synojnë postin e presidentit të Malit të Zi?

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:47
Jakov Milatoviq, Milo Gjukanoviq

Malazezët u janë drejtuar kutive të votimit të dielën për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm në një balotazh që mund të shohë një të ri në pushtet.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00, shkruan Aljazeera.

Rezultati i zgjedhjeve ka të ngjarë të përcaktojë balancën e fuqisë në vendin ballkanik përpara zgjedhjeve parlamentar që pritet të mbahen në qershor, pas muajve të bllokimit pas rënies së qeverisë në gusht.

Presidenti i Malit të Zi, i zgjedhur për një mandat pesë-vjeçar, ka një pozicion kryesisht ceremonial dhe shumica e pushtetit politik i takon kryeministrit.

Votimi i balotazhit të dielën po mbahet pasi asnjë nga pretendentët nuk fitoi shumicën në raundin e parë të votimit dy javë më parë.

Rreth 540,000 njerëz kanë të drejtë të votojnë në Malin e Zi, një vend me 620,000 banorë që ndodhet në gadishullin Ballkanik dhe buzë detit Adriatik.

Gjukanoviç, 61 vjeç, ka dominuar Malin e Zi si president apo kryeministër për 33 vjet, që nga fillimi i kolapsit të Jugosllavisë federale tashmë të zhdukur. Ai udhëhoqi Malin e Zi drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006.

Nën udhëheqjen e Gjukanoviçit dhe partisë së tij, Mali i Zi u bashkua me NATO-n, nisi procesin e negociatave për anëtarësimin në BE dhe u largua nga ndikimi i Rusisë.

Rivali i Gjukanoviqit është Jakov Milatoviqit, 37 vjeç, një ish-ministër i ekonomisë, që është zotuar të frenojë korrupsionin, të përmirësojë standardet e jetesës dhe të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian dhe ish-republikën jugosllave Serbinë.

Gjukanoviqi në raundin e parë fitoi 35.37 për qind të votave më 19 mars, me Milatoviq me 28.92 për qind, duke bërë të nevojshme një balotazh sepse asnjëri nuk fitoi një shumicë prej 50 për qind. Analistët kanë parashikuar një garë të ngushtë në balotazh.

Votimi i së dielës pason një vit paqëndrueshmërie politike në të cilën dy qeveri u rrëzuan nga votat e mosbesimit. Ajo u shënua gjithashtu nga një mosmarrëveshje midis politikanëve dhe Gjukanoviqit lidhur me refuzimin e tij për të emëruar një kryeministër të ri.

Më 16 mars, Gjukanoviqi shpërndau parlamentin dhe caktoi zgjedhje të parakohshme për 11 qershor. Edhe pse posti presidencial në Mal të Zi është kryesisht ceremonial, fitorja në zgjedhje do të forconte shanset e partisë fituese në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat