La qelinë, ish-eurodeputetja greke shfaqet e buzëqeshur para mediave: Vajza ime po më pret, lufta vazhdon me vendosmëri!

Evropë

La qelinë, ish-eurodeputetja greke shfaqet e buzëqeshur para mediave: Vajza ime po më pret, lufta vazhdon me vendosmëri!

Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:34
Eva Kaili

“Faleminderit shumë, vajza ime po më pret. Lufta vazhdon me vendosmëri me avokatët e mi”.

Kështu deklaroi ish-eurodeputetja Eva Kaili sapo la qelin e burgut, ndërsa iu drejtua banesës së saj.

Duke buzëqeshur, Kaili nuk e fshehu entuziazmin e saj për lirimin, ndërsa do të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’ nën mbikëqyrjen e një byzylyku.

Eurodeputetja greke u largua nga burgu i Harenit, ku ndodhej prej katër muajsh, mëngjesin e së Premtes së Madhe, e shoqëruar nga dy makina. Ajo mbërriti në shtëpinë e saj e shoqëruar nga babai i saj dhe avokati, Michalis Dimitrakopoulos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat