Italia në krizë të madhe për punëtorë, autoritetet ngrenë alarmin: Kemi nevojë për 1 milion punonjës!

Evropë

Italia në krizë të madhe për punëtorë, autoritetet ngrenë alarmin: Kemi nevojë për 1 milion punonjës!

Më: 20 prill 2023 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Ministrja e Punës e Italisë, Marina Elvira Calderone, ka thënë se vendi po përballet me një mungesë të madhe të fuqisë punëtore dhe se i mungojnë gjithsej një milion punëtorë në disa sektorë ekonomikë, shkruajnë mediat italiane.

“Problemi kryesor është se gjithnjë e më shumë njerëz po largohen nga tregu i punës për shkak të daljes në pension dhe është e vështirë të gjesh punëtorë të rinj për t’i plotësuar ato pozicione”, ka thënë Calderone.

Sektori i turizmit është veçanërisht i prekur nga mungesa e stafit dhe pjesa më e madhe e ankesave janë për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar në industrinë e hotelerisë.

Të paktën 100 mijë punëtorë i nevojiten bujqësisë italiane për periudhat e korrjes, sipas shoqatës bujqësore Coldiretti.

Ata shtuan se kanë nevojë urgjente për traktoristë, kultivues dhe mbledhës të pemëve dhe perimeve. Përveç kësaj, ka nevojë për specialistë të tillë si teknikë bujqësorë në sektorin digjital, të cilët mund të kontrollojnë dronët, të lexojnë të dhënat e motit dhe të përdorin mjete tenkologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat