LIVE: Rusia agresive, hakmerret ndaj Gjermanisë, reagon kjo e fundit - Tanku rus goditet nga arma anti-tank e forcave ukrainase!

Evropë

LIVE: Rusia agresive, hakmerret ndaj Gjermanisë, reagon kjo e fundit - Tanku rus goditet nga arma anti-tank e forcave ukrainase!

Nga: Bota sot Më: 22 prill 2023 Në ora: 06:26 Përditësuar në ora: 19:46 më 22.04.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ukraina thotë se ka zmbrapsur dhjetëra sulme ruse

Ukraina tha se ushtria e saj ka zmbrapsur dhjetëra sulme ruse gjatë ditës së kaluar, teksa aleatët perëndimorë të Kievit diskutuan për të fortifikuar aftësitë e tij të mbrojtjes ajrore, para nisjes së kundërofensivës ukrainase, të planifikuar për në pranverë.

Ushtria ukrainase tha se ka “zmbrapsur 53 sulme ruse në Bahmut, Avdijivka, Marijinka dhe Shahtar”, që gjenden në lindje të shtetit, tha Shtabi i Përgjithshëm më 22 prill.

Ushtria ruse ka kryer 30 sulme ajrore dhe tri me raketa, dhe ka kryer 50 sulme me raketahedhës në 24 orët e fundit, tha ushtria ukrainase.

Ky njoftim i ushtrisë ukrainase vjen pasi dhjetëra shtete që e mbështesin Kievin në luftën kundër forcave pushtuese ruse u mblodhën në Gjermani më 21 prill për të diskutuar për ndihmën e mëtejme ushtarake për Ukrainën.

Shefi i ushtrisë amerikane gjenerali, Mark Milley, tha se tani “detyra kryesore ushtarake” është sistemi i mbrojtjes ajrore i Ukrainës, duke shtuar se qëllimi është që ky sistem të bëhet më i fortë.

Ai tha se mbrojtja ajrore ishte tema kryesore e takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u mbajt në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se aleatët e Kievit besojnë se Ukraina ka nevojë urgjente për aftësi të mbrojtjes ajrore.

Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës përbëhet nga përfaqësuesit e rreth 50 shteteve që ofrojnë mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Ministria e Jashtme ruse reagoi për takimin në Gjermani duke paralajmëruar për një garë “të pakontrolluar” armësh. Ministria shtoi se Moska duhet të rrisë aftësitë e saj të raketave taktike.

Austin konfirmoi se SHBA-ja planifikon të dërgojë në Gjermani në javët në vijim tanke Abrams, duke shtuar se ushtarët ukrainas do të trajnohen se si do t’i përdorin ato. /REL/

Rusia dëboi diplomatët, vjen reagimi nga Gjermania

Pas dëbimit të diplomatëve gjermanë nga Rusia, një zyrtar i ministrisë së jashtme gjermane tha se Berlini dhe Moska kishin qenë në kontakt në lidhje me përfaqësitë e tyre përkatëse në javët e fundit me qëllim të reduktimit të pranisë së inteligjencës ruse në Gjermani, raporton Reuters, përcjell Bota sot.

“Largimi i sotëm i stafit të ambasadës ruse lidhet me këtë”, shtoi zyrtari.

Ministria gjermane nuk pranoi të thoshte se sa diplomatë rusë ishin larguar.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Gjermanisë, e cila dikur ishte blerësi më i madh i naftës dhe gazit rus, janë prishur që kur Moska dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë në shkurt 2022 dhe Perëndimi u përgjigj me sanksione dhe armë për Ukrainën.

Presidenti i Brazilit flet pas kritikave ndaj qëndrimit të Ukrainës

Presidenti i Brazilit Lula da Silva ka refuzuar të tërhiqet pas kritikave për qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.

Udhëheqësi i Amerikës së Jugut tha se nuk donte të "kënaqte askënd" me komentet e tij mbi konfliktin.

Kjo vjen pasi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e akuzuan atë për “papagallëzim” të linjave nga Kremlini dhe Pekini, pasi ai i bëri thirrje Perëndimit të ndalonte furnizimin me armë për Ukrainën, sepse kjo po zgjatte luftën.

Por ai refuzoi të fliste kur u pyet për reagimin, duke u thënë gazetarëve se qëllimi i tij ishte "të ndërtonte një mënyrë për t'i sjellë të dyja (Rusinë dhe Ukrainën) në tryezë".

"Unë dua të gjej një alternativë të tretë (për të zgjidhur konfliktin), që është ndërtimi i paqes," tha ai në një konferencë për shtyp.

Da Silva, i quajtur zakonisht Lula, është aktualisht në një vizitë në Portugali - udhëtimi i tij i parë zyrtar në Evropë që nga fitimi i pushtetit në janar.

Tanku rus goditet nga arma anti-tank e forcave ukrainase, filmohet shkatërrimi masiv

Forcat ukrainase kanë publikuar momentin kur një tank rus goditet nga një armë anti-tank.

Ushtari ukrainas i cili po fshihej në shkurre, iu afrua tankut që po kalonte në një rrugë dhe e qëlloi me armën anti-tank.

Ushtari brenda tankut si duket i konfuzuar po vazhdonte të lëvizte përsëri, duke takuar kështu një tank tjetër që gjendej aty pranë.

Tanku rus i qëlluar dhe në lëvizje qëllohet nga raundi i dytë i një arme anti-tank.

Nuk dihet se në cilën zonë janë qëlluar pamjet megjithatë luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin Bakhmut. 

Rusia do të dëbojë diplomatët gjermanë

Rusia thotë se do të dëbojë diplomatët gjermanë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi ishte një “reagim” ndaj diplomatëve të saj që po dëboheshin nga Berlini.

Në një deklaratë të raportuar nga TASS, ministria tha: “Autoritetet gjermane morën një vendim për një tjetër dëbim masiv të punonjësve të misioneve diplomatike ruse në Gjermani.

“Ne i dënojmë fuqishëm këto veprime të Berlinit, që vazhdon të shkatërrojë në mënyrë sfiduese të gjithë grupin e marrëdhënieve ruso-gjermane.

“Si reagim ndaj veprimeve armiqësore të Berlinit, pala ruse vendosi të pasqyrojë dëbimin e diplomatëve gjermanë nga Rusia, si dhe të kufizojë ndjeshëm numrin maksimal të punonjësve të misioneve diplomatike gjermane në vendin tonë”.

Ministria nuk bëri të ditur numrin e diplomatëve të përfshirë.

Gjithsej 40 diplomatë janë dëbuar më parë nga të dyja vendet në prill të vitit të kaluar.

Zelensky spastron agjentët e dyfishtë të nivelit të lartë që hodhën bazat për pushtimin rus duke dhënë informacione te Putini

Ukraina po kryen një spastrim të thelluar të agjentëve të dyfishtë brenda shërbimit të saj spiun dhe pretendon se tradhtarët e nivelit të lartë hodhën bazat për pushtimin rus të vendit të vitit të kaluar, duke ndihmuar forcat armike të kapin qytetin jugor të Khersonit dhe termocentralin bërthamor të Çernobilit në veriu.

Tetyana Sapyan, zëdhënëse e Byrosë Shtetërore të Hetimit të Ukrainës, thotë se operativët rusë të inteligjencës FSB kanë depërtuar si në shërbimin e sigurisë SBU të Ukrainës ashtu edhe në autoritetet lokale, duke minuar Ukrainën nga brenda me ndihmën e zyrtarëve të arratisur ukrainas pro-Kremlinit që u larguan nga vendi pas Maidanit të vitit 2014. Sapjan thekson se zbulimet e deritanishme mund të jenë vetëm maja e ajsbergut.

“Rrjeti është shumë më i gjerë dhe hetimi merret me zbulimin e të gjitha rrethanave dhe veprimeve të individëve të caktuar që shkaktuan pushtimin e shpejtë të pjesës jugore të vendit nga forcat agresore nga territori i Krimesë së aneksuar”, tha Sapian.

Në fillim të këtij muaji, Byroja Shtetërore e Hetimit të Ukrainës, në bashkëpunim me SBU, mbylli hetimin kundër Oleh Kulinich, ish-shefin e departamentit të Krimesë të SBU, me seli në Kherson. Autoritetet e zbatimit të ligjit dyshuan se Kulinich punonte si një 'nishan' i FSB-së, një agjent rus që depërtoi në strukturat e sigurisë dhe mori pjesë në takimet e shërbimeve më të rëndësishme të sigurisë të Ukrainës me ndihmën e zyrtarëve të arratisur pro-rusë dhe një ish-deputeti ukrainas kundër të cilit Shtetet e Bashkuara vendosi sanksione.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KETU

Vendet më të fuqishme në botë po planifikojnë sulmin më vdekjeprurës ndaj Rusisë deri më tani

Goditja më e madhe për Vladimir Putinin po vjen. Perëndimi mesa duket po synon shkatërrimin e plotë të Rusisë. Grupi i vendeve të G7 po shqyrton një ndalim pothuajse të plotë të eksporteve në Rusi, njoftoi ditën e djeshme agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar burime të qeverisë japoneze.

Bloomberg gjithashtu raportoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Ukrainës po planifikojnë "një ndalim total të shumicës së eksporteve në Rusi". Raporti tha se zyrtarët e G7 po diskutojnë idenë përpara një samiti në Japoni muajin e ardhshëm. I pyetur për raportin e Bloomberg, shefi i kabinetit japonez Hirokazu Matsuno tha se qeveria ishte në dijeni të tij, por nuk komentoi mbi shkëmbimin e pikëpamjeve midis vendeve të G7 dhe vendeve të tjera që po shqyrtojnë në mënyrë të ngjashme sanksione të mëtejshme të mundshme kundër Rusisë. "Ajo që është e rëndësishme për t'i dhënë fund agresionit rus sa më shpejt që të jetë e mundur është që G7 të mbetet e bashkuar për sanksione të ashpra kundër Rusisë dhe mbështetje të fortë për Ukrainën," tha ai në një konferencë për shtyp.

Rusia vështirësi në prodhimin e armëve të reja

Lajmin e plotë mund ta lexoni KETU

Tensionet me Perëndimin/ “Anija spiune” ruse filmohet në Detin e Veriut, çfarë po planifikon Putini

Të mërkurën, gazetarët danezë publikuan pamjet e marra në nëntor, të cilat tregonin anijen ruse Admiral Vladimirsky, në brigjet e Sjællands Odde në Detin e Veriut.

Sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, Admiral Vladimirsky është një anije kërkimore. Videoja tregoi ekuipazhin e xhirimit në një gomone që i afrohej anijes ruse.

Disa anëtarë të ekuipazhit mund të shiheshin në kuvertën e anijes, ndërsa një burrë i veshur me kapuç dhe që mbante atë që dukej të ishte një pushkë u pa gjithashtu në bordin e anijes ruse nga ekipi i medias daneze.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Pamjet janë pjesë e një hetimi, që heton pretendimet për operacionet e inteligjencës ruse në ujërat e Europës Veriore të bëra nga autoritetet në disa shtete europiane, duke përfshirë shërbimin e inteligjencës ushtarake holandeze MIVD dhe Vincent Van Quickenborne, ministër belg.

DR pretendon se gazetarët e saj morën gjithashtu komunikime radio të përgjuara të marinës ruse, të cilat dyshohet se zbulojnë praninë e “anijeve fantazmë” ruse në ujërat e Europës Veriore që thuhet se fikën sistemet e tyre të identifikimit AIS – një veprim i raportuar gjithashtu nga autoritetet belge.

Sipas një raporti të Shërbimit të Inteligjencës së Përgjithshme të vendit AIVD, detajuan disa opsione të mundshme që Rusia kishte për infrastrukturën energjetike në Detin e Veriut, duke përfshirë sabotimin e mundshëm të centraleve me erë në rajon.

Holanda dëboi disa diplomatë rusë në shkurt mbi akuzat për spiunazh mes tensioneve në rritje për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Në fillim të këtij muaji, Norvegjia ndoqi shembullin, duke dëbuar 15 anëtarë të stafit të ambasadës ruse më 13 prill pasi pretenduan se po kryenin aktivitete të inteligjencës.

Medvedev del me kërcënimin e frikshëm për Britaninë e Madhe

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, është shprehur se Britania është armiku i përjetshëm i Rusisë. Komentet Medvedev i bëri teksa i është përgjigjur sanksioneve që Britania e Madhe vendosi ndaj pesë shtetasve rusë gjatë ditës së sotme.

Sipas mediave te huaja në aplikacionin e mesazheve Telegram, ish-presidenti rus e quajti monarkinë britanike “të degjeneruar” dhe i quajti kryeministrat e kaluar Theresa May, Boris Johnson dhe atë aktual, Rishi Sunak “krijesa shumë të çuditshme”.

Duke përdorur gjuhën diplomatike të Kremlinit, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Putinit shtoi: “Britania ishte, është dhe do të jetë armiku ynë i përjetshëm”.

“Në çdo rast, derisa ishulli i tyre i paturpshëm dhe me lagështirë të neveritshme të shkojë në humnerën e detit nga vala e krijuar nga sistemi më i fundit i armëve ruse”.

“Le të jetë, siç kënduan Beatles …”, përfundoi Medvedev.

Kujtojmë se që pas nisjes së luftës në Ukrainë, në 24 shkurt të vitit të kaluar, përplasjet në distancë mes Rusisë dhe Britanisë kanë qenë shumë të mëdha, pasi Mbretëria e Bashkuar ka qenë një zë i fuqishëm në mbrojtje të Ukrainës.

Lufta drejt përshkallëzimit, Putin po përgatitet të sulmojë Britaninë e Madhe

Për një kohë të gjatë ishte vetëm një spekulim. Por tani është e sigurt: anijet ruse të spiunazhit po lundrojnë në brigjet britanike. Mund të ketë vetëm një arsye për këtë, të mësojnë se si të sabotojnë infrastrukturën kritike të Mbretërisë së Bashkuar dhe evropiane në rast të një lufte me Perëndimin.

“Bota po bëhet dukshëm më e rrezikshme. Dhe Britania nuk është gati. Lufta në Ukrainë na hapi sytë, vetëm këtë javë Sekretari i Zyrës së Kabinetit Oliver Dowden dha një paralajmërim për kërcënimet kibernetike ndaj infrastrukturës sonë kombëtare, por ne mund të bëjmë shumë më tepër”, thotë Bob Seely, deputeti britanik.

Rusia po heton për dobësitë evropiane. Përveç ushqimit, kërkesat kritike ditore të shoqërisë moderne janë energjia dhe komunikimi. Kabllot nënujore të qytetërimit modern janë çuditërisht të pakta, si në gjithë Perëndimin, edhe në Britani.

“Për dy dekada, Putini ka hedhur bazat për një luftë jokonvencionale. Mendimi aktual ushtarak rus e sheh konfliktin si kombinim i mjeteve ushtarake dhe joushtarake të pushtetit shtetëror, bashkimi i gjithçkaje, për t'i shërbyer qëllimeve të Kremlinit. Është një formë e luftës totale, duke përdorur gjithçka, nga kultura në kibernetike e deri te konflikti konvencional”, thotë Seely.

“Frika ime është se Putini po vlerëson opsionet për të sulmuar Perëndimin, nëse dëshiron të përshkallëzohet, pa shkaktuar një përgjigje ushtarake të NATO-s”, shton ai duke argumentuar se megjithatë në këtë aspekt Britani ka epërsi, sa i përket mbrojtjes detare.

“Është një luftë që nuk e kemi dashur, por që nuk mundemi dhe nuk duhet ta humbim”, përmbyll deputeti britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat