Treni godet një veturë në Gjermani, të paktën tre të vdekur

Evropë

Treni godet një veturë në Gjermani, të paktën tre të vdekur

Më: 23 prill 2023 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin gjerman, ku raportohet se ka edhe viktima.

Kanë humbur jetën të tre personat që ndodheshin në një veturë që u përplas nga treni herët në mëngjes në një vendkalim në veri të Gjermanisë.

Policia thotë se një tren rajonal goditi një veturë pranë Neustadt am Ribenberge, afër Hanoverit, raportuan mediat gjermane, raporton washingtonpost.

Në aksident ka humbur jetën drejtuesi i veturës 22-vjeçare së bashku me dy gra që ndodheshin në automjet, 21 dhe 22 vjeç.

Në tren ndodheshin 38 pasagjerë dhe katër punëtorë hekurudhor dhe një person u plagos lehtë.

Vetura duket se është përplasur në vendkalim edhe pse barrierat, të cilat nuk mbulonin të gjithë gjerësinë e rrugës, ishin të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat