Familja Gjukanoviq me ankesë kundër vendimit për rrënimin e shtëpisë

Evropë

Familja Gjukanoviq me ankesë kundër vendimit për rrënimin e shtëpisë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 20:18
Familja Gjukanoviq

Objektet në pronën e familjes Millo Gjukanoviq në vendbanimin Koçani në Nikshiq nuk janë rrënuar siç ka urdhëruar inspeksioni, sepse familja Gjukanoviq ka paraqitur ankesë kundër vendimit të inspektorit.

Nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, jozyrtarisht kanë thënë për “Vijesti” se afati për vendosjen e ankesës është 40 ditë dhe se është “në procedurë”.

Në vendimin e marrë më 4 prill nga inspektimi urbanistik dhe ndërtimor i atij dikasteri, shkruhet se afati i prishjes është 20 ditë nga data e marrjes së vendimit.

Po ashtu thuhet se në pajtim me Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese, ankesa kundër vendimit nuk e shtyn përmbarimin.

Në qershor të vitit 2018, vëllai i presidentit në largim të Malit të Zi, Aco Gjukanoviq, ka paraqitur kërkesa për legalizimin e objekteve në vendbanimin e Koçanit, të cilat janë regjistruar në tri lista të pronave të paluajtshme dhe ka marrë vendim nga Sekretariati për Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtjen e Mjedisit të Komunës së Nikshiqit, për ndërprerjen e procedurës për dy leje.

E treta, e cila nuk është përmendur në atë dokument, është objekti pwr tw cilin wshtw marrw vendim për rrënim, i cili është lëshuar më 4 prill në emër të presidentit në largim Millo Gjukanoviq nga inspeksioni ndërtimor dhe urban i Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat