Polici rus dënohet me 7 vjet burgim për shprehjet pro Ukrainës

Evropë

Polici rus dënohet me 7 vjet burgim për shprehjet pro Ukrainës

Më: 25 prill 2023 Në ora: 21:31
“Lavdi Ukrainës” dhe “Rusia është vend vrasës”, janë mesazhet private që rrodhën nga Semiel Vedel

Dy fjali që iu gjetën në telefonin e një polici rus rezultuan me peshë prej 7 vjet burgim.

“Lavdi Ukrainës” dhe “Rusia është vend vrasës”, janë mesazhet private që rrodhën nga Semiel Vedel, një oficer i cili ua dërgoi miqve të tij, për çka edhe u arrestua.

Ai është në mesin e shumë të burgosurve të tjerë që u prangosën për kundërshtimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, me akuzën e shpërndarjes së informacionit të rremë për ushtrinë e vendit.

Madje pos që u burgos, rusit iu mohua edhe e drejta e punës në organet e së drejtës për katër vjet pas vuajtjes së dënimit.

Zyrtarët i konsideruan bisedat publike meqë telefoni i Vedel ishte përgjuar nga një hetues i shërbimit federal.

Ky arsyetim është  absurd për avokatin e tij, meqë mesazhet ishin private dhe jo publike, siç thuhet ne ligjin e ri.

Vedel, i cili ka lindur në Ukrainë, ka thënë se ai thjesht po ndante informacione që mori nga miqtë e tij në Departamentin e Policisë së Kievit, të cilëve u besonte.

Në një raport të fundit nga Gjykata e Lartë Ruse, u raportua se në vitin 2022, gjykatat urdhëruan kundërshtarët e Putin të paguajnë 4,439 gjoba për diskreditimin e ushtrisë,  të cilat arritën shifrën e rreth 1.8 milion dollarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat