Suedia lëshon raketë kërkimore, godet aksidentalisht Norvegjinë

Evropë

Suedia lëshon raketë kërkimore, godet aksidentalisht Norvegjinë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Një raketë kërkimore e lëshuar nga “Sweden Space Corp” (SSC) gjatë të hënës nga Qendra Hapësinore Esrange në Suedinë veriore nuk funksionoi dhe ra 15 kilomëtra brenda Norvegjisë fqinje.

Raketa arriti një lartësi prej 250 kilometrash ku eksperimentet u kryen në gravitetin zero, tha agjencia në një deklaratë, shkruan Reuters.

Puna për rënien e raketës është duke u zhvilluar dhe një hetim është duke u nisur për të përcaktuar detajet teknike pas shtegut të paplanifikuar të fluturimit, tha agjencia suedeze.

“Autoritetet norvegjeze marrin shumë seriozisht çdo aktivitet të paautorizuar në anën norvegjeze të kufirit”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Norvegji.

Në rast të ndonjë shkeljeje kufiri, personat përgjegjës duhet të informojnë menjëherë autoritetet përkatëse norvegjeze, ku përfshihet edhe ministria e jashtme, përmes kanaleve të duhura, tha zëdhënësi.

Ministria e Jashtme norvegjeze nuk kishte marrë një njoftim zyrtar për incidentin nga autoritetet suedeze.

Puna në territorin norvegjez për të shpëtuar çdo rrënojë nga raketa kërkon gjithashtu pëlqimin paraprak, tha zëdhënësi.

Ministria e Jashtme norvegjeze tha se nuk ishte në dijeni nëse kishte ndonjë dëmtim në rrethinë, ndërsa një zëdhënës i SSC tha se raketa ra shumë larg nga ndonjë vendbanim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat