Në Kroaci arrijnë për trajtim të plagosurit nga Ukraina

Evropë

Në Kroaci arrijnë për trajtim të plagosurit nga Ukraina

Më: 26 prill 2023 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Të plagosurit nga Ukraina kanë mbërritur në Kroaci dhe gjatë ditës do të trajtohen në objektet shëndetësore për trajtim dhe rehabilitim të mëtejshëm, njoftoi Ministria e Veteranëve kroatë.

“19 të plagosur nga Ukraina kanë mbërritur sot në Kroaci, të shoqëruar nga 9 persona, anëtarë të familjeve të tyre”, thuhet në komunikatë.

“Të gjithë personat do të arrijnë statusin e personave nën mbrojtje të përkohshme dhe në përputhje me rregulloret dhe të drejtat ligjore, si dhe personat e tjerë të zhvendosur në Republikën e Kroacisë. Në seancën e mbajtur më 16 mars 2023, Qeveria e Republikës së Kroacisë miratoi vendimin për ofrimin e ndihmës në trajtimin dhe rehabilitimin e personave të plagosur nga Ukraina në Republikën e Kroacisë. Kjo përfshin pritjen, kontrollimin, trajtimin dhe rehabilitimin e personave të plagosur nga Ukraina”, u tha ndër tjera.

“Duke marrë parasysh përvojën e luftës, Kroacia është e gatshme të ndajë njohuritë, ekspertizën dhe përvojën e saj me qëllim të ofrimit të kujdesit mjekësor për të plagosurit nga Ukraina”, shtoi Ministria.

“Të gjitha informacionet e tjera do të komunikohen më pas dhe rregullisht dhe theksojmë se me zbatimin e këtij aktiviteti, Qeveria e Republikës së Kroacisë vazhdon të tregojë me këmbëngulje dhe në vazhdimësi mbështetjen për popullin ukrainas, si në aspektin politik, diplomatik, ushtarak dhe humanitar”, kanë përfunduar ata. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat