LIVE: ‘Zbulohet’ plani i shumëpritur i Ukrainës, Putini merr vendimin e papritur – i hyjnë hajnat ‘brenda’ ushtrisë!

Evropë

LIVE: ‘Zbulohet’ plani i shumëpritur i Ukrainës, Putini merr vendimin e papritur – i hyjnë hajnat ‘brenda’ ushtrisë!

Më: 28 prill 2023 Në ora: 07:22 Përditësuar në ora: 18:21 më 28.04.2023
Vladimir Putin

Putini ka probleme edhe me hajnat brenda ushtrisë, njëri prej tyre akuzohet për vjedhje të disa motorëve të tankeve të cilët i ka shitur në tregun e zi

Një kolonel rus është arrestuar me dyshimin për vjedhjen e motorëve të tankeve me vlerë rreth 310 mijë euro (20.5 milionë rubla).

Sipas mediave të huaja, Alexander Denisov, 44 vjeç, është akuzuar për “vjedhjen” e shtatë motorëve nga tanket e betejës T-90 midis nëntorit 2021 dhe prillit 2022, raportoi gazeta ruse Kommersant.

Prokurorët thanë se kolonel Denisov, kreu i shërbimit të mjeteve të blinduara të Qarkut Ushtarak Jugor, i shiti motorët në tregun e zi.

Pas arrestimit të tij në mars, ai u deklarua i pafajshëm me avokatin e tij duke thënë se nuk ka “asnjë provë të fajit të Denosov”, cituar në Kommersant.

Sipas Gjykatës Ushtarake të Qarkut Jugor, krimi mbart një dënim deri në 10 vjet nëse vërtetohet si i tillë.

Ukraina pothuajse gati për kundërofensivën e shumëpritur, thotë ministri i mbrojtjes

Forcat e Ukrainës po përfundojnë përgatitjet e tyre për një kundërofensivë pranverore të shumëpritur kundër trupave pushtuese ruse, ka thënë ministri i mbrojtjes i vendit.

“Sapo të jetë vullneti i Zotit, moti dhe një vendim nga komandantët, ne do ta nisim atë”, raportohet të ketë thënë Oleksii Reznikov.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë datë se kur do të fillonte kundër-sulmi, por shtoi se “globalisht, janë gati në një përqindje të lartë”.

Kievi ka përgatitur një kundërofensivë prej disa muajsh që synon zmbrapsë forcat ruse nga lindja dhe jugu.

NATO tha të enjten se aleatët e saj dhe vendet partnere i kishin dorëzuar më shumë se 98 për qind të mjeteve luftarake të premtuara në Ukrainë, duke forcuar aftësitë e Kievit.

Së bashku me më shumë se 1,550 automjete të blinduara, 230 tanke dhe pajisje të tjera, aleatët perëndimorë kanë dërguar “sasi të mëdha municionesh” dhe kanë trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja ukrainase, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Kasapi i Mariupolit” shkarkohet nga posti i zëvendësministrit të Mbrojtjes

Gjeneralkoloneli rus Mikhail Mizintsev, ndryshe “Kasapi i Mariupolit” për rolin e tij në luftën e Ukrainës, është shkarkuar nga posti i zëvendësministrit të mbrojtjes.

Kjo sipas blogerit ushtarak rus, Alexander Sladkov, dhe faqes së lajmeve RBC.

Mizintsev orkestroi rrethimin e Mariupolit, në jug të Ukrainës, në muajt e parë të luftës vitin e kaluar.

Në shtator ai u emërua zëvendësministër i mbrojtjes i ngarkuar për logjistikën dhe furnizimet.

Kur BE-ja e sanksionoi atë në qershor të vitit të kaluar, ata thanë se ai ishte përgjegjës për rrethimin “çnjerëzor” të Mariupolit.

Raportet që treguan për shkarkimin e tij nuk treguan se cila ishte arsyeja.

Të paktën 21 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Rusia goditi me raketa qytete në gjithë Ukrainën në orët e para të së premtes ndërsa njerëzit flinin, duke vrarë të paktën 21 persona në sulmet e para ajrore në shkallë të gjerë prej gati dy muajsh.

Disa orë pas sulmeve, Kievi tha se po përfundonte përgatitjet për një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë kontrollin e territorit të pushtuar nga forcat ruse që kur nisi lufta para 14 muajsh.

Në qytetin qendror të Umanit, zjarrfikësit u përpoqën të vinin nën kontroll një zjarr të furishëm në një ndërtesë banimi që ishte përfshirë nga flakët në katin e sipërm.

Të paktën 19 persona u vranë në Uman, përfshirë dy fëmijë, dhe nëntë persona u dërguan në spital, tha guvernatori rajonal.

Në qytetin juglindor të Dnipros, një raketë goditi një shtëpi, duke vrarë një fëmijë 2-vjeçar dhe një grua 31-vjeçare, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak. Në sulm u plagosën edhe tre persona.

“Ekipet e shpëtimit do të punojnë derisa të sigurohen që askush tjetër të mos mbetet nën rrënoja”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në Twitter.

"Ne mund ta mposhtim terrorin rus vetëm së bashku - me armë për Ukrainën, sanksionet më të ashpra kundër shtetit terrorist, dënime të drejta për vrasësit rusë."

Ushtria ukrainase tha se kishte rrëzuar 21 nga 23 raketa kruz të lëshuara nga Rusia.

Objekte energjike

Nuk ishte e qartë se cili ishte objektivi i Rusisë me sulmet e së premtes. Operatori kombëtar i rrjetit të Ukrainës, Ukrenergo, tha se sulmi nuk dëmtoi asnjë infrastrukturë energjetike.

Rusia filloi të kryejë sulme të tilla në fund të vitit të kaluar afërsisht çdo javë gjatë dimrit. Ato u pakësuan me përfundimin e dimrit dhe fuqitë perëndimore thanë se Moska kishte përdorur pjesën më të madhe të arsenalit të saj të raketave me rreze të gjatë veprimi, në përpjekje për të rrëzuar objektet e energjisë dhe të linte pa ngrohje qytetet e Ukrainës.

Moska thotë se nuk vë në shënjestër civilët, por sulmet ajrore dhe me granata kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve dhe kanë shkatërruar qytete në të gjithë Ukrainën.

Kievi thotë se sulmet në qytete larg vijave të frontit nuk kanë asnjë qëllim ushtarak përveç frikësimit dhe goditjes së civilëve, një krim lufte.

Edhe kryeqyteti Kiev u trondit nga shpërthimet dhe zyrtarët njoftuan se njësitë e mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar 11 raketa dhe dy drone.

Dy persona u plagosën në qytetin Ukrayinka në jug të Kievit dhe pati njoftime për shpërthime në qytetet qendrore Kremenchuk dhe Poltava dhe në Mykolaiv në jug, thanë zyrtarët rajonalë.

Ofensiva dimërore ruse njëmujore fitoi pak terren pavarësisht luftimeve më të përgjakshme deri tani.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov tha se Kievi po përfundon përgatitjet për një kundërofensivë, por nuk tha se kur mund të fillojë./VOA

OKB e shqetësuar për shkeljet e të drejtave të njeriut: Forcat ruse kanë shënjestruar civilë dhe dëbuar fëmijë

Një komitet i OKB-së ka thënë se është thellësisht i shqetësuar për shkeljet e të drejtave të njeriut nga forcat ruse dhe ushtritë private në Ukrainë.

Komiteti për eliminimin e diskriminimit racor tha se autoritetet ruse duhet të hetojnë akuzat, të cilat përfshijnë përdorimin e tepruar të forcës, ndalimet arbitrare, vrasjet, shënjestrimin e civilëve dhe dëbimin me forcë të fëmijëve.

Rusia ka mohuar largimin e fëmijëve, duke thënë se i ka evakuuar këta të fundit për t’i mbajtur të sigurt.

Komiteti tha se ishte thellësisht i shqetësuar për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konfliktit të armatosur në vazhdim nga forcat ushtarake të Federatës Ruse dhe kompanitë ushtarake private.

Anëtari i komisionit, Mehrdad Payandeh shtoi: “Refuzimi i Federatës Ruse për t’i trajtuar këto çështje nuk na pengoi t’i adresojmë ato në vëzhgimet tona përmbyllëse, por sigurisht që e vështirëson punën tonë."

Rusia sulmon Kievin për herë të parë që nga fillimi i marsit

Nga: N.E

Rusia ka lëshuar më shumë se një duzinë raketa lundrimi në Kiev dhe pjesë të tjera të Ukrainës gjatë natës. Sulmi në Kiev ishte i pari që nga 9 marsi.

Forcat ajrore të Ukrainës kapën gjithashtu 11 raketa dhe dy drone mbi Kiev, tha administrata e qytetit.

Nuk ka raporte të menjëhershme për ndonjë sulm të suksesshëm në Kiev, por fragmente nga raketat e kapura ose dronët kanë dëmtuar linjat e energjisë elektrike dhe një rrugë në një lagje.

Nuk raportohet për viktima.

Por një grua e re dhe fëmija i saj tre vjeçar u vranë në qytetin lindor të Dnipro në një tjetër sulm, tha kryebashkiaku i qytetit Borys Filatov në Facebook.

Dy raketa lundrimi goditën gjithashtu një ndërtesë banimi dhe objekte magazinimi në Uman, rreth 134 milje në jug të Kievit, tha Ihor Taburets, guvernatori rajonal i Cherkasy, rajoni ku ndodhet qyteti.

Pesë persona u plagosën në atë sulm, shtoi ai, dhe të gjithë u dërguan në spital.

Industria ruse e dronëve së shpejti mund të vlejë 10 miliardë paund

Nga: N.E

Një plan për të rritur prodhimin e dronëve mund të rezultojë që së shpejti industria në Rusi të ketë vlerë 10 miliardë paund (1 trilion rubla), ka thënë Vladimir Putin.

Rusia është mbështetur në mjetet ajrore pa pilot Shahed të prodhuara nga Irani në sulmet e saj në Ukrainë deri më tani, por vitin e kaluar Presidenti Putin njoftoi një plan zhvillimi tetë-vjeçar.

Propozimet janë vendosur të jenë gati deri më 1 korrik, tha zëvendëskryeministri i parë Andrei Belousov, me zotin Putin që ndjek investimet në prodhim dhe infrastrukturë për përdorim ushtarak dhe civil.

Gjatë komenteve televizive, një ekzekutiv tha se dronët do të ishin veçanërisht të dobishëm për fermerët.

Mjekët trajtojnë ushtarët e plagosur pranë Bakhmutit

Nga: N.E

Mjekët ushtarakë u japin ndihmën e parë ushtarëve të plagosur ukrainas pranë Bakhmut, një qytet në zemër të një prej betejave më të përgjakshme dhe më të gjata të luftës.

Ministria ruse e mbrojtjes tha më herët sot se forcat e saj kishin marrë katër blloqe në veriperëndim, perëndim dhe jugperëndim të qytetit, njoftuan mediat shtetërore.

Ndërkohë, kreu i Grupit Wagner tha se trupat ukrainase po derdheshin përpara një kundërofensivë "të pashmangshme".

Image

Deportimet e fëmijëve në Rusi janë një politikë 'gjenocidi', thotë Këshilli i Evropës

Nga: N.E

Dëshmia e dëbimeve të fëmijëve në Rusi barazohet me "gjenocid", ka thënë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Transferimet e fëmijëve janë "planifikuar dhe organizuar qartë në mënyrë sistematike" si politikë shtetërore, ranë dakord 46 shtetet anëtare të grupit të të drejtave të njeriut. Ai tha se kishte prova se fëmijëve të dëbuar u ndalohej të flisnin ukrainisht, u ekspozuan ndaj propagandës dhe riedukoheshin në gjuhën, kulturën dhe historinë ruse.

Vladimir Putin dhe komisionerja për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova janë akuzuar të dy për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për atë që Ukraina pretendon se janë mbi 19,000 dëbime.

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, tha para asamblesë:

“Gjykata e Hagës ka emëruar dy të dyshuar, por në realitet ka mijëra prej tyre, sepse ky nuk është një krim i rastësishëm.

“Është një politikë e tërë dhe një mekanizëm i ndërgjegjshëm i Rusisë – të tjetërsojë fëmijët tanë, duke i privuar ata nga familjet, emrat, gjuha, rrënjët e tyre”.

“Forcat ajrore ruse kanë humbur shumë pak”, ushtaraku amerikan: Janë më të mëdhenj në numër se një vit më parë

Forca tokësore ruse është “sot më e madhe” se sa ishte në fillim të luftës, sipas një komandanti të lartë ushtarak amerikan.

Gjenerali Christopher Cavoli tha para një komiteti amerikan se forcat ajrore ruse kanë “humbur shumë pak”, duke vlerësuar 80 avionë me 1000 luftëtarë dhe bombardues të tjerë të mbetur në arsenalin e tyre.

Komandanti i Komandës Evropiane të SHBA-së tha se “forca tokësore ruse është degjeneruar disi nga ky konflikt, megjithëse sot është më e madhe se sa ishte në fillim të konfliktit”.

Kjo është pavarësisht nga një vlerësim i SHBA-së i bërë në fund të marsit që vlerësonte se më shumë se 220,000 trupa dhe mercenarë rusë ishin vrarë ose plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat