Pamje dramatike nga Parisi: Polici në flakë, goditet me koktej molotovi – kolegët mezi e shpëtojnë

Evropë

Pamje dramatike nga Parisi: Polici në flakë, goditet me koktej molotovi – kolegët mezi e shpëtojnë

Më: 2 maj 2023 Në ora: 11:10
Pamje nga Parisi

Protestat e punëtorëve të pakënaqur u mbajtën dje në të gjithë Francën, të gjitha për shkak të reformës së pensioneve të imponuar nga autoritetet.

Ndonëse protestat po vazhdojnë prej disa javësh, mbrëmë nga rrugët e Francës kanë mbërritur ndoshta skenat më dramatike që nga fillimi i protestave të mëdha.

Një polic dhe një protestues u lënduan rëndë dhe rreth 300 persona u arrestuan në incidentet gjatë protestave të 1 Majit në Francë, të cilat, sipas sindikatave, mblodhën 2.3 milionë, ndërsa policia numëron rreth 780,000 njerëz.

“Megjithëse sjellja e shumicës dërrmuese të demonstruesve që protestuan në rrugët e qyteteve franceze, kryesisht në Paris, Lion dhe Nante, ishte paqësore dhe jo e rastësishme, policia franceze u përball me një grup më të vogël njerëzish ekstremë të dhunshëm që dalin në rrugë me qëllim përplasjen dhe plagosjen e pjesëtarëve të policisë, rrëmbimin dhe vjedhjen”, njoftoi ministri i Brendshëm francez Géral Darmanen në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas tij, një polic i Parisit është lënduar rëndë në një sulm me një koktej molotov. Në videon e postuar në rrjetet sociale shihen kolegët duke tentuar të shuajnë flakën në trupin e tij, të shkaktuar nga sulmi me koktej molotovi.

Prokurori në Nante bëri të ditur se një 28-vjeçar, pjesëmarrës në demonstratë, ka mbetur i lënduar rëndë dhe se për momentin nuk dihen rrethanat e aksidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat