Gjashtë nxënës u vranë në klasën e saj, kjo është mësuesja në orën e së cilës 14 vjeçari në Serbi nisi të shtënat

Evropë

Gjashtë nxënës u vranë në klasën e saj, kjo është mësuesja në orën e së cilës 14 vjeçari në Serbi nisi të shtënat

Më: 3 maj 2023 Në ora: 13:23
Nxenesit

Mësuesja e historisë Tatjana Stevanoviq është plagosur rëndë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Beograd, ku një 14 vjeçar ka vrarë 9 persona.

Nxënësi  ka hyrë në shkollë rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe ka vrarë nëntë persona. Fillimisht vrau portierin e shkollës, Dragan Vlahoviq dhe më pas zbriti në korridor.

Si përfundim hyri në dhomën e historisë dhe qëlloi nxënësit dhe mësuesen, vetëm aty thuhet se vdiqën 6 nxënës.

Raportohet se e plagosur ka mbetur edhe mësuesja.

Studenti është vënë në pranga pak pas të shtënave.

14 vjeçari, Kosta K. përshkruhet si nxënës shembullor, i cili mori pjesë në shumë gara shkollore, nga ku mori edhe mirënjohjeje.

Vitin e kaluar Kosta fitoi vendin e tretë në garën e historisë. Sipas mediave në Serbi, e skena e përgjakshme ka nisur sot pikërisht për zemërimin e tij ndaj mësueses së historisë, në klasën e së cilës ai ka nisur të shtënat.

Detaje të tjera nuk janë dhënë ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat