Adoleshenti që vrau nxënësit dhe një roje kishte një plan të detajuar, policia serbe gjeti skica dhe një listë me emra

Evropë

Adoleshenti që vrau nxënësit dhe një roje kishte një plan të detajuar, policia serbe gjeti skica dhe një listë me emra

Më: 3 maj 2023 Në ora: 15:38
POlicia serbe

Një 14-vjeçar dyshohet se ka vrarë nëntë persona në një shkollë në afërsi të Beogradit.

Nxënësi i identifikuar si Kosta K. raportohet se ka vrarë tetë nxënës dhe rojën e shkollës “Vladislav Ribnikar” në Vraçar.

Djaloshi personalisht ka treguar se ka qëlluar me armë zjarri disa persona, tha sot zëvendëskryetari i administratës së qytetit të Beogradit, Veselin Miliq.

Ai shtoi se armën e ka marrë nga banesa e babait të tij ndërsa kishte edhe katër kokteje molotov, raporton nova.

Miliq deklaroi se kanë zbuluar edhe një listë me emra në banesën e Kosta K. Në të ishin shkruar emrat e nxënësve që ai planifikoi të vriste.

“Kjo ka qenë e planifikuar për një muaj. K.K. e ka planifikuar për një kohë të gjatë, nuk ka bërë të ditur motivin. Armën e zjarrit e ka marrë nga banesa e babait të tij dhe e ka sjellë me katër kokteje molotovi”, tha ai.

Përveç kësaj, ai raportohet se kishte një planimetri të saktë të shkollës, hyrjet dhe daljet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat