29,000 policë do të vendosen në Londër për kurorëzimin e Mbretit Charles

Evropë

29,000 policë do të vendosen në Londër për kurorëzimin e Mbretit Charles

Më: 3 maj 2023 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Forcat britanike të sigurisë janë të përgatitura për kurorëzimin e Mbretit Charles, tha sot Sekretari i Sigurisë Tom Tugenhand, disa orë pasi një burrë u arrestua jashtë Pallatit Buckingham pasi hodhi atë që dukej disa gëzhoja në territorin e pallatit, ndërsa policia britanike do të vendosë 29,000 oficerë në rrugët e Londrës të shtunën, ditën e kurorëzimit.

“Ne nuk jemi aspak të vetëkënaqur”, tha ministri për Sky News. “Jam shumë i kënaqur të shoh që policia reagoi jashtëzakonisht shpejt, në mënyrë tepër profesionale ndaj incidentit të natës së kaluar”.

Incidenti jashtë pallatit të martën ndodhi disa ditë përpara kurorëzimit të së shtunës, i cili pritet të tërheqë turma të mëdha në Londër, përveç krerëve të shteteve nga e gjithë bota të ftuar për ceremoninë zyrtare.

“Policia është, me fjalë të tjera, kudo, dhe agjencitë tona të inteligjencës dhe forcat e tjera të sigurisë janë plotësisht të vetëdijshme për sfidën me të cilën përballemi,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat