Adoleshenti që vrau nëntë persona në një shkollë të Beogradit nuk e kap ligji penal

Evropë

Adoleshenti që vrau nëntë persona në një shkollë të Beogradit nuk e kap ligji penal

Më: 3 maj 2023 Në ora: 18:05
Kosta Keçmanoviq

Kosta Keçmanoviq, nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, i cili mëngjesin e sotëm dyshohet se vrau tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit ndërsa plagosi rëndë edhe gjashtë nxënës si dhe një mësues, me armë zjarri, nuk është penalisht përgjegjës, njoftuan nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Sipas deklaratës së prokurorisë, në bazë të Ligjit për të Mitur, ligji penal nuk e ndëshkon djaloshin pasi nuk i ka 14-vjet, shkruan blic.rs.

“Sipas urdhrit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, babait të këtij djali, V.K. (48), i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale kundër Sigurisë së Përgjithshme“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas raportimeve, në vendin e ngjarjes më parë kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes edhe zëvendësit e prokurorit publik të Departamentit për Krime të Përgjithshme dhe të Departamentit për të Mitur të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, të cilët kanë urdhëruar marrjen në pyetje të Kosta Keçmanoviqit në prani të një punonjësi të Qendrës për punë sociale dhe që të bëhet hetimi, ekzaminimi mjekësor, pas të cilit Qendra do të vendos se çfarë masash do të ndërmerr në juridiksionin e saj.

Prokuroria po heton të gjitha rrethanat e këtij rasti, si e ka marrë armën, si dhe motivet e këtij krimi të rëndë.

Ndryshe, policia serbe ka njoftuar se adoleshenti kishte një plan të detajuar, policia serbe gjeti skica dhe një listë me emra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat