Arrestohet edhe nëna e 14-vjeçarit që dyshohet se vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës në Beograd

Evropë

Arrestohet edhe nëna e 14-vjeçarit që dyshohet se vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës në Beograd

Më: 3 maj 2023 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Është arrestuar edhe nëna e 14-vjeçarit që dyshohet se vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës në Beograd.

Kështu ka njoftuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq në një fjalim publik.

Babai i djalit u arrestua më herët me dyshimin për rrezikim të rëndë të sigurisë publike.

Shefi i Departamentit të Policisë së Beogradit, Veselin Miliq, ka thënë më herët se 14-vjeçari, i cili vrau tetë nxënës dhe një roje të sigurisë së shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” dhe plagosi një numër të madh personash të tjerë, e planifikoi krimin për një muaj dhe se kishte një listë të fëmijëve që planifikonte t’i vriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat