Identifikohet autorit i sulmit masiv në Serbi, 600 policë në kërkim të tij

Evropë

Identifikohet autorit i sulmit masiv në Serbi, 600 policë në kërkim të tij

Më: 5 maj 2023 Në ora: 08:16
Autori

Të paktën tetë persona u vranë dhe të tjerë u plagosën nga të shtënat në një fshat afër Mlladenovcit, në Beograd, raportojnë mediat serbe.

Agjencia Tanjug raporton se nga të shtënat janë plagosur 13 persona, shtatë prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Ndërkohë, Policia ka nisur kërkimet për 21-vjeçarin, i cili u identifikua vetëm si U.B. dhe që është i dyshuar për sulmin.

Siç raporton RTS sulmuesi vrau një polic të ri dhe motrën e tij dhe plagosi disa persona.

Në vendin e krimit janë dërguar ambulancat, si dhe njësitë speciale të policisë dhe helikopterëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat