8 viktima dhe 11 të plagosur, dëshmitari rrëfen skenën e masakrës në Serbi

Evropë

8 viktima dhe 11 të plagosur, dëshmitari rrëfen skenën e masakrës në Serbi

Më: 5 maj 2023 Në ora: 09:54
Konflikti ka ndodhur në oborrin e shkollës

Një dëshmitar i krimit që tronditi Serbinë mbrëmjen e djeshme ka rrëfyer se re 21-vjeçari Uroš B fillimisht kishte pasur një debat me disa persona dhe për këtë ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur 8 persona dhe duke plagosur 11 të tjerë.

“Ai filloi të qëllojë nga Dubona pastaj vizitoi edhe dy fshatra të tjera. Polici që tentoi ta ndalonte dhe të fliste me të sapo ka ndërruar jetë”, tha ky banor, i cili nuk ka pranuar të identifikohej.

Banorët e Dubonës thonë se babai i sulmuesit ka qenë kolonel dhe se “ka qenë djalë i mirë”.

Në këtë vend shihet prania e madhe e policisë me qen dhe fshati është i bllokuar.

Konflikti ka ndodhur në oborrin e shkollës, pas së cilës U.B ka shkuar në shtëpi për të marrë një armë dhe më pas ka hapur zjarr.

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe pas 8 orësh në arrati policia e rrethoi në një vend afër Mlladenovacit duke bërë të mundur arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat