I prangosur në veturë të policisë, publikohet fotografia e parë pas arrestimit të 21 vjeçarit që dyshohet për sulmin masiv në Serbi

Evropë

I prangosur në veturë të policisë, publikohet fotografia e parë pas arrestimit të 21 vjeçarit që dyshohet për sulmin masiv në Serbi

Më: 5 maj 2023 Në ora: 10:01
Urosh. B

Urosh. B, i dyshuari për sulmin në Mlladenovc në Serbi ku mbetën të vrarë 8 persona dhe 14 të plagosur, është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi kishte ikur nga policia për më shumë se tetë orë.

Pjesëtarët e MPB-së, pas një kontrolli të gjerë e kanë arrestuar 21 vjeçarin.

“Ai dyshohet se mbrëmë ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 14 me armë zjarri. Policia po vijon punën për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton MPB.

Image
Autori

MPB-ja ka publikuar fotografinë e parë të të arrestuarit. Ai shihet në makinën e policisë  me duart e lidhura me pranga pas shpine.

Kjo është vrasja e dytë masive në Serbi këtë javë. Ngjarja ka ndodhur tre ditë pas masakrës në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, kur i mituri K.K. vrau me armë tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit të shkollës dhe plagosi gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat