​Një 15-vjeçar në mesin e viktimave nga të shtënat masive në Serbi, dy të rinj në gjendje kritike

Evropë

​Një 15-vjeçar në mesin e viktimave nga të shtënat masive në Serbi, dy të rinj në gjendje kritike

Më: 5 maj 2023 Në ora: 11:38
I plagosuri më i ri që vdiq në spital ishte i lindur në vitin 2008

Shumica e të plagosurve nga të shtënat masive që ndodhën të enjten në Serbi janë në gjendje të qëndrueshme, por dy persona të moshës 21 dhe 23 janë në gjendje kritike, thonë mjekët në Beograd.

Gjatë natës në spitalin e Smederevës janë pranuar 10 persona, katër prej të cilëve kanë ndërruar jetë, tre janë transferuar në Beograd, ndërsa tre i janë nënshtruar operacionit dhe janë stabil sipas institucionit.

I plagosuri më i ri që vdiq në spital ishte i lindur në vitin 2008, shkruajnë mediat e huaja.

Tetë të plagosurit që janë shtruar në Qendrën Emergjente në Beograd janë në gjendje stabile, thanë mjekët.

Ministri serb i policisë, Bratislav Gashiq, ka thënë se ky është një “akt terrorist”.

Fotot dhe videot nga Mlladenovaci dhe rrethinat e tij tregojnë se si oficerët e policisë ndaluan makinat në rrugët lokale gjatë natës për të gjetur sulmuesin.

Sipas RTS, i riu dyshohet se ka filluar të qëllojë me armë automatike mbi njerëzit pasi ka debatuar me një oficer policie në një park në Dubonë mbrëmjen e së enjtes.

I riu më pas thuhet se vazhdoi të qëllonte njerëzit nga makina, duke vrarë të paktën tetë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat